LAJME

Kryetari i gjykatës Ramiz Azizi, takon kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri

Gjilan – 10.07.2018 – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi gjatë ditës së martë ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin kanë biseduar rreth sigurisë në regjionin e Gjilanit.

Kryetari Azizi ka njoftuar mysafirin për marrjen e mandatit si kryetar i Gjykatës, sfidat dhe problemet që ka ky institucion.

I pari i gjykatës ka premtuar që sundimi i ligjit dhe eliminimi i dukurive negative do të jetë prioriteti kryesor gjatë mandatit të tij.

Nga ana tjetër, Kryetari Haziri pasi ka uruar marrjen e mandatit kryetarit Azizi, ka ofruar bashkëpunim të mëtutjeshëm në të gjitha fushat.

Të dy mysafirët janë dakorduar që gjendja e sigurisë në regjionin e Gjilanit, është e qetë dhe stabil

You Might Also Like