Viti

Kryetari Haliti falënderon diasporën vitiase për mbështetje

 

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti,ka  falënderuar sot publikishtw diasporën vitiase për mbështetjen e treguar në këtë kohë të përballjes me pandeminë Covid-19.

“Mërgimtarët tanë gjithëherë u janë përgjigjur nevojave të popullatës sonë. Edhe në të kaluarën në kohë të vështira e kanë treguar shpirtin e tyre të madh. Edhe sot, kur i gjithë vendi dhe komuna jonë, po përballet me luftën kundër pandemisë së gripit, ndihma e juaj peshon shumë. U jemi mirënjohës të gjitha shoqatave të diasporës si: “Vitia”, “Stublla”, “Begunca” e të tjera dhe individëve si Sokol Shaqiri,Xhavit Islami  etj, pa dallim për solidaritetin e treguar përmes të mirave materiale, pakove ushqimore e higjienike si dhe sigurimin e një sasie të konsiderueshme të miellit”, thuhet në falënderimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.Aziz Zuka

You Might Also Like