Viti

Kryetari Haliti ka nënëshkuar një marrëveshje bashkëpunimi me të cilën do të bëhet vendosja e tabelave të numrave ne zonat kadastrale në komunën e Vitisë

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka nënshkruar sot në ambientet e Agjencisë Kadastrale të Kosovës një marrëveshje bashkëpunimi për vendosjen e tabelave të numrave në zona kadastrale të kësaj komune.

Ky projekt do financohet nga Qeveria Norvegjeze përkatësisht nga Autoriteti Norvegjez për Hartografi “Staten Kartverket”.

Kryetari Haliti e cilësoj këtë projekt shumë të rëndësishëm pasi që sipas tij me këtë do bëhet më lehtë shpërndarja dhe pranimi i shërbimeve postare për qytetarët e kësaj komune.

Ai ka falënderuar donatoret dhe të gjithë ata që kanë përzgjedhur komunën e Vitisë për të realizuar këtë projekt shumë të rëndësishëm duke potencuar se Komuna e Vitisë do kryej të gjitha obligimet e saj që ajo të realizohet sa më mirë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe drejtorët Ajet Sallahu dhe Majlinda Ostrogllava.Aziz Zuka

You Might Also Like