Viti

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje Enver Rrustemin

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim Enver Rrustemin, ish komandantin e Zonës Operative të Pashtrikut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Me këtë rast, kryetari Haliti i e ka nderuar me Mirënjohjen e e Pavarësisë, në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Haliti ndër tjerash tha se përmes kësaj medalje, po nderohet një ndër personat i cili ka bërë shumë për shtetin dhe vendin.

“Sot kam pasur nderin ta nderoj me medalje z. Enver Rrustemi i cili më të vërtetë ka bërë shumë për shtetin dhe vendin në përgjithësi. Kjo medalje ju jepet atij në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës për të cilën ai ka dhënë një kontribut të çmuar”, u shpreh kryetari Haliti.

Kurse z. Enver Rrustemi , u shpre se ai ndihet i nderuar që sot ju është ndarë kjo medalje dhe shtoj se ajo i dedikohet të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë e vendit, duke filluar nga çlirimtarët. Rrustemi po ashtu potencoi se për të ky nderim është i një rëndësie të veçantë, pasi që po jepet nga institucionet komunale të Vitisë, pra të komunës nga edhe ai vjen.Aziz Zuka

You Might Also Like