Viti

Kryetari Haliti uron fillim të mbarë të vitit të ri shkollor

 

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës!

 

Sivjet keni pasur një vit jo të zakonshëm, sepse për muaj të tërë, nuk ka qenë i mundur zhvillimi normal i procesit edukativo-arsimor, shkaku i Pandemisë. Por, me përkushtim të plotë dhe vendosmëri, mësimin e vazhduat nga distanca. Jemi të lumtur që tani, po i ktheheni sërish shkollës, ndonëse jo komplet dhe jo me orar të plotë. Sidoqoftë, në emrin tim dhe të institucioneve komunale, dëshiroj t’ju dërgoj urimet më të përzemërta për një fillim të mbarë të mësimit.
Ky vendim na ka gëzuar të gjithëve, sepse shkollat do të mbushen sërish gjallëri dhe ju do të vazhdoni rrugën e dijes bashkë. E, atyre që do t’i prekin bankat për herë të parë, iu dëshirojmë mirëseardhje.
Dua t’ju siguroj se nga ana jonë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura për zbatimin e masave kundër virusit Covid-19, në mënyrë që mësimi të vijojë me rregull. Ju lutem, të keni kujdes të shtuar edhe ju: te vendosni maskat, të mbani distancën dhe higjienën. Kështu do ta ruani njëri-tjetrin dhe do të kontribuoni për një proces më të sigurtë dhe më të lehtë mësimor.
Suksese të gjithëve dhe iu priftë e mbara!

Sinqerisht,

Sokol Haliti

Kryetar i Komunës së Vitisë

You Might Also Like