LAJME

Kryetari Haziri dhe ministri Matoshi vizitojne ekipe te ndryshme gjate pastrimit në Gjilan

Gjilan, 15 shtator 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë vizituar shkollën “Abaz Ajeti” dhe lokacionin e varrezave të qytetit ku sot është punuar në aksionin për pastrimin e gjithë territorit të Gjilanit, i cili do të jetë i vazhdueshëm.

Kryetari Haziri ka shprehur falënderimin e tij  për vizitën e ministrit dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë aksion. Ai ka apeluar për vazhdimin e aksionit edhe gjatë ditëve të tjera në vijim, për pastrim dhe ruajtje të ambientit gjatë të ardhmes.

“Falënderoj ministrin për vizitën dhe të gjithë qytetarët që janë bashkuar në pastrimin e ambientit. Sot aksioni ka filluar në mëngjes në të gjitha lagjet por edhe fshatrat. Jemi në lagjen “Arbëria”, ku aksioni është përcjellë me pastrim edhe nga ana e nxënësve të shkollës dhe personelit, por edhe nga ekipi i Këshillit të Bashkësisë Islame me villnetarët dhe zyrtarët komunal”.

“Lokacioni i shkollës “Abaz Ajeti” dhe gjithë lagja është pastruar nga nxënësit dhe vullnetarët e shumtë, kurse varrezat e qytetit dhe të gjithë të tjerat nëpër fshatra janë duke u pastruar me organizimin e Bashkësinë Islame, në mbështetje edhe nga komuniteti, qytetarët. Pas pastrimit të varrezave, do të mbjellim drunjtë dhe e veçantë e Gjilanit është se këto varreza do të konzervohen, sepse jemi duke projektuar varrezat e reja të qytetit”, ka thënë kryetari Haziri.

Gjithashtu me komunitetin serb kryetari tha se do të organizohemi për pastrimin e varrezave ortodokse, katolike, hebreje dhe protestante.

Fatmir Matosji, ministër i ambientit ka thënë se mobilizimi i Gjilanit është shembull në nivel vendi se si duhet të jetë organizimi i përbashkët. Matoshi gjithashtu ka potencuar se qeveria e Kosovës do të ndaj grant, si shpërblim për komunën model pas këtij aksioni i cili do të përfundoj me 15 dhjetor.

Kurse Naim Aliu, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, ka thënë se mobilizimi i imamëve është në të gjithë territorin e Komunës së Gjilanit së bashku edhe me xhematin, janë aktiv në të gjitha fshatrat dhe këtu në qytet për pastrimin dhe kujdesin maksimal ndaj varrezave.

Për ndryshe, në Gjilan sot janë mbledhur rreth pesë mijë thas me mbeturina të cilat janë grumbulluar në vende të caktuara dhe do të barten për në deponinë e mbetudinave nga Kompania Regjionale e Mbeturinave Ekohigjiena gjatë pasdides deri në mbrëmje.

Të gjitha shkollat e Gjilanit, qendrat e mjekësisë familjare, institucionet e shtetit, rrugët kryesore, parqet, panda e Përlepnicës dhe Livoçit, varrezat, por edhe rrugicat e lagjeve janë pastruar dhe janë në proces të pastrimit.

Aksioni sipas planit të veprimit do të vazhdoj edhe më tej deri në pastrimin e të gjitha hapësirave publike në Gjilan.

Apel i përbashkët është që aksioni të vazhdoj, sepse pas pastrimit do të filloj mbjellja e drunjëve dekorativ dhe gjelbrimi i hapësirave të ndryshme, por kjo kërkon përfshirjen e sa më shumë njerëzve në aksionin e pastrimit.

You Might Also Like