Viti

Kryetari i Parlamentit të Gjenevës Leyvraz priti përfaqësuesit e diasporës vitiase

 

Leyvraz: Jeni shembull i mirë i organizimit –

 Ibrahim Sefedini – Gjenevë, Zvicër –

Gjenevë, Zvicër – Kryetari i Paralamentit të Kantonit të Gjenvës në Zvicër Eric Leyvraz, ka  organizuar një pritje për përfaqësues të shoqatave dhe aktivistë të Komunës së Vitisë, në diasporë. Leyvraz, këtë pritje e ka organizuar me qëllim të falënderimit të diasporës vitiase për punën e përkushtuar që po bëjnë në aktivitete të ndryshme të integrimit dhe aktivitete humanitare si dhe për pritjen që ju organizua atij gjatë vizitës që i bëri Kosovës para disa muajve. “puna dhe angazhimi i juaj është shembull i mirë për të gjithë, andaj ju jamë falënderues për gjithë atë që po bënë në të mirë të zhvillimit të Gjenvës si dhe në të mirë të komunitetit që përfaqësoni”, ka thënë Leyvraz. Ai më këtë rast ka falënderuar ata për organizimin e vizitës që e pati gjatë verës në Kosovë, ku u takua me përfaqësues të institucioneve qendrore, lokale si dhe vetë komunitetin. “Vendi juaj ka potencial të zhvillimit dhe besoi se me punën që po bëni do të ndikoni në zhvillimin edhe të Kosovës”, është shprehur Leyvraz. Ndërsa, Tahir Shabani, kryetar i Shoqatës së Miqësisë Franko –Shqiptare, duke falënderuar kryetarin e parlamentit të Gjenevës Leyvraz, për pritjen ka thënë se vetëm në saje të bashkëpunimit të mirë që kanë shoqatat dhe aktivistët me drejtuesit e institucioneve të ndryshme në Zvicër dhe Francë, është arrit një bashkëpunim shumë i ngushtë i kantonit të Gjenevës si dhe komunave të ndryshme të Francës me institucionet e ndryshme në Kosovë.”Gjatë verës së kaluar ishim të nderuar që kryetari Leyvraz, mirëpriti ftesën tonë ta vizitoi Kosovën, ku nga afër u njoftua me punën që po bëjnë këto institucione si në nivelin qendror ashtu edhe lokal , si dhe punën që bëjnë mediet dhe komuniteti në të mirë të zhvillimit të Kosovës”, ka thënë Shabani. E Xhavit Islami, kryetar i shoqatës “Vitia’, me seli në Gjenevë, ka njoftuar kryetarin e parlamentit të Gjenvës me rrjedhën e aksionit humanitarë për ndërtimin e shtëpive për familjet e pastreha në Komunën e Vitisë. Në këtë pritje ishte prezent edhe konsulli i Kosovës në Gjenevë Ramadan Avdiu, i cili ndër të tjerat tha se diaspora kosovare me theks të veçantë ajo e Komunës së Vitisë, ka dhënë një kontribut të çmuar në gjitha proceset në Kosovë, dhe në këtë drejtim edhe sot si diasporë e organizuar mirë është duke dhënë kontribut edhe sot me aksione të ndryshme humanitare.

You Might Also Like