Viti

Kryetari Sokol Haliti priti në takim anëtarë të Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

 

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kanë ka pritur tw premtwn në takim ekipin e autorizuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike në përbërje nga Kolonel Izet Abazi nga Policia e Kosovës, Nijazi Miftari nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), Major Blerim Sahiti dhe Kapiten Shpëtim Dragobuzhda nga Regjimenti i këmbësorisë së FSK-së.

 

Gjatë këtij takimi Kryetari Sokol Haliti i ka njoftuar ata lidhur me gjendjen e krijuar në komunën e Vitisë nga virusi pandemik COVID-19 dhe masat mbrojtëse të cilat i ka marrë kjo komunë por edhe mbi sigurimin e pakove ushqimore dhe higjenike për qytetarët në nevojë. Kryetari Haliti gjithashtu i njoftoj ata edhe lidhur me sfidat me të cilat po përballën institucionet komunale të Vitisë, në menaxhimin e kësaj situate dhe kërkoj përkrahjen edhe më të madhe të nivelit qendror në këtë drejtim.

 

Ndërkaq gjatë këtij takimi ku morën pjesë edhe disa anëtarë të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrës Operative Emergjente Komunale por edhe Stacionit Policor në Viti, në krye me Komandantin e këtij stacionit, Kapiten Afrim Halili u informuan nga ky ekip mbi punën që po bëjnë ata në parandalimin e përhapjes së këtij virusi por edhe në menaxhimin e situatës.Aziz Zuka

You Might Also Like