ARSIMI

Kryetari Sokol Haliti, vizitoi objektin në ndërtim të Shkollës fillore”Halil Alidema ” në Pozharan

 

 

Përfaqësues të qeverisë komunale të Vitisë të prirë nga Kryetari I komunës Sokol Haliti,kryesuesi I Kuvendit komunal Naim Pira  si dhe Kryetari I Këshillit të  fshatit Pozharan, Ilir Zuka, edhe pse sot ditë vikendi, kanë vizituar disa projekte që janë realizuar në këtë lokalitet e në veçanti gjatë vizitës kanë shfaqur interesimin rreth punëve që janë zhvilluar deri më tash në objektin e ri në ndërtim të shkollës fillore ”Halil Alidema’.

Kryetari Haliti, u shpreh se është I bindur dhe shumë shpreson që më në fund punimet në këtë objekt me rëndësi për arsim të përfundojnë deri në fund të muajit Shtator të këtij viti kur edhe pritet që nxënësit të nisin vitin e ri shkollor 2020/21  në objektin e ri.

Sipas tij komuna e Vitisë si institucion lokal është duke bërë përpjekje të pareshtura që në këtë objekt të rinisin dhe vazhdojnë punët nga punëkryersi  Kompania “Area”edhe pse  punët në ndërtimin e këtij objekti është dashur bazuar në  afatin e paraparë në fund të vitit që lamë pas. Haliti u shpreh se me krijimin e qverisë seë re që pritet të krijohet beson shumë se edhe punët në përfundimimn e këtij objekti të përfundojnë.

Ngase sipas tij, rreth 800 nxënës të kësaj shkolle në pamundësi që të vijojnë mësimet në objektin e vjetër me që  ky objekt paraqet rrezik për tu zhvillu mësimet tash për tash nxënësit e kësaj shkolle zhvillojnë mësimet në objektin e Shkollës së Mesme “Kongresi I Manastirit ” me tri ndërrime! Aziz Zuka

You Might Also Like