Viti

Kryetari Sokol Haliti vizitoi projektet e ndryshme që po realizohen në disa mjedise te lokaliteteve në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Ballancë për të parë nga afër punimet qe po zhvillohën në rrjetin e kanalizimit të këtij lokaliteti.
Aty ai ka takuar banorët e këtij fshati të cilët falënderuan komunën e Vitisë, për realizimin e këtij projekti të rëndësishme.

Ndërkaq më pas kryetari Haliti ka vizituar edhe disa projekte infrastruktore të cilët po realizohen si: ndërtimi i trotuarit Pozharan- Viti si dhe rregullimi dhe shtrurja me zhavorr të rrugës bujësore që lidh mes veti fshatrat Smirë dhe Gërmovë.
Aziz Zuka

You Might Also Like