OPINION

Kujtimi në 21 vjetorin e përjetësisë së heronjve Tefik e Hanumshahe Zymberi

Nijazi Ramadani

Edhe pse Gjilani në veçanti edhe Republika e Kosova në përgjithësi, po përballen me pandeminë e korona virusit, andaj edhe përvjetorët e betejave, dëshmorëve e evenimenteve tjera nuk po mund të përkujtohen ashtu si duhet, megjithatë, edhe pse kjo sëmundje, me përmasa botërore, po na pengon, këto data po përkujtohen nëpërmjet rrjeteve sociale nga familjarët, të afërmit, shokët, dashamirët e qytetarët e shumtë. Në vitin e kaluar, në përvjetorin e 20 e rënies së tyre, në përvjetorin jubilar, dëshmorëve Tefik e Hanumshahe Zymberi, më 15 prill, u ngritën buste në oborrin e shkollë së Pasjakut, shkollë e cila mbanë emrin e tyre, dhe në sheshin e tyre në Gjilan, përkatësisht në lagjen Dardania –I- . Gjithashtu edhe me 21 dhjetor 2019 u mbajt Akademi Përkujtimore për ta, njëherit në këtë Akademi: Tefik e Hanumshahe Zymberi, nga Presidenti ti Republikës së Kosovës. z. Hashim Thaqi, u shpallën hero të kombit. Dëshmorët, Tefiku e Hanumshahja, nuk do të harrohen kurrë, sepse ata dhanë më së shumti për ne, ata derdhën gjakun e dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë të lëvizim të lirë, të shprehemi të lirë e ta kundërshtojmë njëri tjetrin lirshëm. Kujtojmë një burrë e një grua shqiptare të Anamoravës e të Kosovës që dhanë aq shumë për ne, për lirinë e Kosovës. Tefiku e Hanumshahja, si bashkëshort, siç dimë të gjithë që prej martesës së tyre, asnjëherë nuk kanë qenë të ndarë, as në jetë, as në veprimtari, as në luftë e as në përjetësi. Ata së bashku, më 15 dhjetor 1999 ranë dëshmorë te Hanet e Zhegocit, derdhën së bashku edhe gjakun, dhe duke rënë pranë njëri tjetrit edhe gjaku i derdhur iu bashkua tokës së Kosovës.ka evokuar kujtimet e tij, bashkëveprimtari dhe luftëtari, Ismet Tafili. Edhe sh-komandanti i Zonës Operative të Karadakut,  Ahmet Isufi, ka deklaruar se kemi të bëjmë me një rast të veçantë të flijimit për liri që rrallë ndodhë në histori. “Pikërisht rënia e tyre ka bërë që të ngritën qindra e mijëra njerëz dhe të rreshtohen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Rënia e Nushit dhe Tefikut ka qenë një dhimbje e madhe për Brigadën 171- “ Kadri Zeka”, për në vend të rënies së rënies së moralit, ka pasur një ngritje të urrejtjes ndaj armikut dhe një mobilizim më të madh. Dhimbja është kthyer në krenari dhe një angazhim shumë më të fuqishëm për t’i dhënë sulmin e fundit armikut”, ka pas thënë Isufi.   “Anamorava si gjithherë në histori ka rritur njerëz që për ideal e kishin çlirimin e vendit dhe bashkimin me Shqipërinë nënë. Sot 58 vite më parë lindi intelektuali dhe pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Tefik Zymberi. I rritur në një familje me ide përparimtare Tefiku brumoset ma atdhedashuri për të vazhduar deri në rënien heroike të tij me shoqen e idealit dhe të jetës Hanumshahe Abdullahu.Thonë dëshmorët kanë vetëm ditëlindje. Shikuar historinë Tefiku dhe Nushi i ngjajnë figurave të mëdha historike si Hasan Prishtinës me Igballen, Azem Bejtës me Shotën, Fehmiun me Xhevën thënë me një fjalë ata kanë histori të njëjtë me historinë shqiptare në përgjithësi.“Tefiku bashkë me Nushin ranë në fushë të betejës në malet e Zhegocit me 15 prill 1999. Ata ishin dy të bërë në një figurë. Tefiku ishte emblemë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për fund po citoj një fjali të tij (‘…bomba e parë le të hedhet mbi mua, dhe copat e trupit tim vendosni në muret e kalasë së Shqipërisë’)- Tefik Zymberi. Kjo thënie biblike i tejkalon përmasat e njeriut. Kjo fjali më së miri paraqet konceptin e tij të formësuar në bashkim kombëtar”, ka shkruar Izmi Zeka në “Facebook”, në përvjetorin e 21 të “Betejës së Zhegocit”, sot para 21 vjet më parë, më 15 prill 1999, në Zhegoc u zhvillua beteja e pa barabartë në mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Karadakut dhe ushtrisë e policisë pushtuese serbe. Në këtë betejë të lavdishme, u plagosën shumë dhe ranë në fushën e nderit shumë luftëtarë, në mesin e të cilëve edhe Tefik e Hanumshahe Zymberi.

 

 

You Might Also Like