Bujqësi

Kultivuesit e patates nga Fshati Debellde, kërkojnë komenzimin e dëmeve që kanë pësuar në pamundësi që të shesin prodhimet e tyre si pasojë e ndalimit të punës së tregjeve të gjelbërta

Masat e ndërmarra për parandalimin e Pandemisë së Virusit Korona nga Qeveria në detyrë e Kosovës me të cilat pos kufizimit të qarkullimit të qytetarëve në në kohën e caktuar si dhe masat tjera në ndalimin e punës së disa nga bizneset e caktuara edhe pse kanë has në miratim dhe përkrahje nga qytetarët, janë disa nga këto masa që kanë goditur rëndë disa nga fermeret e prodhimit të patates në komunën e Vitisë.

E njëri nga këta Hamdi Hasani, nga fshati Debellde, fshat i cili është I njohur me patate të cilat kultivohën e që janë të kualitetit dhe cilësisë së lartë, shprehet se është shumë i goditur jo getëm ai por edhe 12 kultivuesit e tjerë të këtij fshati sepse me mbylljën e tregjeve të gjelberta dhe mosfunkcionimi I tyre ka ndikuar që këta fermer nuk po mund të shesin sasinë e patates që u ka mbetur pa u shitur si pasojë se nuk po mund të ofrojnë patatet në treg.

”Nga 30 mijë kilogram patate që kam pasur,  pa u shitur me kan mbetur më shumë se gjysma e kësaj sasie dhe në pamundësi që kët sasi ta dërgoj në ndonji vendgrumbullim  te ndonjë fabrikë që bënë përpunimin e patates si dhe në pamundësi që ti shes në treg do të më kalben sepse interesimi tash për tash për patate është I vogël në kohën kur qytetaret janë mbyllur në shtepi dhe kanë krijuar pak rezerva ushqimore”, shprehet fermeri Hamdi Hasani.

Ai thotë se në një situatë të tillë janë edhe 12 fermeret e tjerë të njohur bashkëfshatarë të tij të cilëve u kanë mbetë, sasi e madhe e patates në depotë e tyre dhe nuk po kanë mundësi ti qesin në treg. Hamdi Hasani, shprehet se ai ka mirëprit edhe pakon e ndihmave që ka paraqit Qeveri në detyre për një numër të bizneseve që janë godituar nga masat  e qqeverisë për parandalim të Pandemisë, por thotë se nga kjo pako nuk janë përfshira fare fermeret  e prodhimeve bujesore!

Teksa flet për pakon e ndihma të qeverisë, ai thotë se  shpreson se edhe ai si dhe prodhuesit e tjerë  që tani nuk janë përfshirë në pakon aktuale të ndihmave, të gjendet mundësia që edhe këta prodhus në një far mynyre  të  ndihmohën,  pra tu kompenzohën dëmet që kanë pësu përmes ndonje pakoje të ndihma nga Ministria e bujqësisë apo përmes qeverive lokale.

”Mendoj se ne si prodhues pa të drejtë jemi anashkaluar nga kjo pako e mbeshtetjes nga qeveria sepse ne nga kultivimi I kësaj kulture bujqësore sigrojm ekzistencën e familjeve tona”.Aziz Zuka

You Might Also Like