Futboll

Kur do të përfundojnë punët në rivitalizimin e stadiumit të futbollit ”Ibrahim Kurteshi” në Pozharan ?

 

 

Një eskavator , një kamion për bartjen e materjalit,disa grumuj kubzash dhe maaterjalesh të pakta ndërtimore si dhe disa grumbuj të rërës që janë shkapërderduhr në fushë ku do të vendoset tepihu sintetik si dhe dy tre punëtoeë ,kjo është gjendja aktuale në  punët që po bëhën në rinovimin e Stadiumit të futbollit Ibrahim Kurteshi.

Gjatë vizitës që I bëmë sot këtij stadium vrejtëm se punët janë duke shkuar shumë ngadal dhe me një dinamikë tejet të ngadalshmë edhe pse  projekti komunal “”Rinovimi I stadiumit në Pozharan” ishte miratuar para tri viteve.Punët në  realizimin e ktij projekti kishin nisë me një entuaziazëm të madhe se Stadiumi I Vllaznisë do të rinovohët në afat prej dy  vitesh pra ishte projekt dyvjeqar po kalon edhe iti I tretë e stadium në këtë stadium nuk janë duke shkuar si duhet dhe fundi I tyre nuk dihet.

Sipas zyrtarëve të Klubit të Vllaznisë kjo është skandaloze se si punëkryerësi Kompanija konzzorciumi “”INGINJERING P-I”” nga Vitia-Ferizaji  nuk ka asnjë seriozitet që të kryejnë punët në afatin e paraparë.”Si pasojë e mosseriozitetit të kësaj kompanije për të përfunduar këtë projekt, po pëson skuadra e Vllaznisë e cila tani po bëhën të thuash afër 3 vjet që nuk po mund të l zhvillojmë ndeshjet kampionale në fushën tonë””, shprehen të shqetësuar zyrtarët e klubit.

 

E Reshat Kamberi, pronar I kompanisë që ka fituar teenderin thotë se ata kanë problem me rrjedhjën e parave nga investitori Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pasi mjetet nuk u janë alokuar me kohë fjala është për një shumë prej mbi 400 mijë euro.Sipas tij, ky projekt ishte projekt I përbashkët me atë të ndërtimit të stadiumit në Viti dhe që ka një kosto r mbi 800 mijë euro por që një pjesë e kësaj shume është paraparë të investohet në riivitalizim të stadiumit në Viti.

 

Por me të drejtë zyrtarët e klubit të Vllaznisë  shprehin paknaqësinë e tyre duke shtuar se një “”faj”” jo edhe të vogël e bartin edhe kompetentet e komunës së Vitisë e veqmas mbikqyersit e këtij projekti  të cilët duhet të bëjnë trysni më të madhe që ky projekt të kryhet mbas ndoshta jo në afat më të shkurtër por së paku që në këtë stadium klubi me renome I Vllaznisë ish anëtarë I Supërligës së Kosovës të zhvillojnë ndeshjet në këtë stadium në pranverë, sepse siq thonë ata nuk bëhët fjalë për ndonjë afat më të shkurtër. Bazuar në punët që po bëhën me nje intenzitet të ngadalt dhe në atë se cka duhet të punohet,shtruarja e barit sintetik, pastaj tribunat që parashifen për  rreth 1500 shikues  atherë pak ka mundësi që ky stadium të kryhet ashtu sic pati premtuar para katër muajve punëkryersi kompania “”Inginjering”” P –I.Do potencuar se ajo pak punë që është berë deri më tash për rreth dy vjet është objekti I zhveshtorës I cili  është në përfundim e sipër sepse ka mbetur vetëm kyqja e rrymes elektrike si dhe sistemi u ujit.Aziz Zuka

You Might Also Like