Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e tetë të radhës

Ndonëse ishte paraparë që kjo seancë të mbahet përmes platformës Zoom, për shkaqe teknike kjo u pamundësua dhe ajo u mbajt në sallën e Kuvendit Komunal por duke respektuar masat perkatëse për mbrajtjen nga KOVID 19 në të cilën është diskutuar për një varg pikash që ishin paraparë për këtë seancë.

 

Fillimisht si rëndom  këshilltarët kanë parashtruar pyetje udhëheqjes komunale, e më pas është proceduar me pikat e rendit të ditës. Në këtë seancë, këshilltarët debatuan dhe u pajtuan që të shkoj në diskutim publik propozim rregullorja për këshillat e fshatrave. Gjithashtu, u miratua ndryshim plotësimi i Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 01-110/05-920 e datës 01.10.2020, ndërkaq është miratuar edhe Propozim vendimi për themelimin e vendgjuetisë së përbashkët në Komunës së Vitisë.

Për shkak se është rikthyer nga MAPL për harmonizim të pikës e cila kaloi në seancën e kaluar e që u kërkua të plotësohet për shkak të një neni, pika për për ndryshim plotësim të vendimit me Nr.01-111/01-1055, i datës 29.10.2020, për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash, u rivotua sërish me plotësimet e kërkuara nga ana e Ministrisë përkatëse. Gjithashtu, edhe disa pika të tjera për të cilat ishte marr vendim, në këtë seancë u shfuqizuan, siç është ajo për bashkëpunim të komunës së Vitisë me komunat tjera, ku u kërkua që të ceken emrat e komunave bashkëpunuese. Pra, u votua shfuqizimi i vendimit me Nr. 02-110/05-1052 i datës 29.10.2020, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal të kryetarit të Komunës së Vitisë me komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, bujqësi etj, u shfuqizua vendimi me Nr. 01-110/05-1053 i datës 29.10.2020, për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për bashkëpunim ndërkomunalë me komunat e Republikës se Kosovës, Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, a)Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Ferizajt në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Ferizajt në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Ferizajt në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nderkomunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, si dhe 11. 1.)

 

Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nderkomunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. 2.) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.

  1. Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokolti në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.

 

Në këtë seancë u dha edhe një Informatë nga Drejtoria e Arsimit për fillimin e vitit shkollor. Krejt në fund, kryetari i komunës Sokol Haliti, ka falenderuar këshilltarët për konstruktivitet në punimet e seancave dhe kontributin në marrje të vendimeve të rëndësishme për qytetarët e komunës së Vitisë, Po ashtu, kryetari Haliti ka shprehur ngushëllime familjes Selimi, të riut nga Gërmova i Vitisë, i cili humbi jetën sot në orët e paradites, në një aksident trafiku në rrugën Viti-Kllokot.Aziz Zuka

You Might Also Like