Viti

Kuvendi komunal me shumicë votash miratoi projekt buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2022-2024

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e VIII-të të radhës dhe të fundit në këtë përbërje. Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, fillimisht ka falënderuar gjitha grupet politike që kanë qenë të përfaqësuar në Kuvend, si dhe ka shprehur konsideratë për bashkëpunimin si kryesues i kuvendit me të gjithë këshilltarët.

Po ashtu i ka uruar ata që sërish kanë kandiduar, duke u dëshiruar suksese në përfaqësimin sa më të mirë të qytetarëve, në asamblenë komunale.

Njëkohësisht një falënderim të veçantë, ai ka adresuar edhe për mediat, shoqërinë civile, zyrat komunale dhe Zyrën për Informim Publik. Edhe këshilltarët kanë falënderuar kryesuesin Pira, për punën dhe konsideratën që ka treguar ndaj asamblistëve nga të gjitha subjektet, gjatë të dyja mandateve sa ishte në udhëheqjen e këtij institucioni vendimmarrës. Por pati edhe disa mospaktime ë këtë seancë e kjo ishte  fillimishtë para procedimin e pikave të rendit të punës meq para se të fillohet me procedim të pikave të rendit të ditës, këshilltarët e VV-së përsëriten kërkesën që në mbledhjet e Kuvendit të jenë të pranishme edhe mediat, përkatësisht Televizioni që ka qenë i kontraktuar për të përcjell seancat dhe për këtë arsye, ata të pakënaqur kanë lëshuar mbledhjen.

E Kryesuesi Naim Pira, u përgjigj se arsye e mos prezencës së televizionit në përcjellje të mbledhjeve, është skadimi i kontratës dhe kjo ka qenë arsyeja e jo për diç tjetër. Më pas mbledhja ka vazhduar dhe si pikë më debatuese ishte ajo e propozim shqyrtimit dhe miratimi i propozim vendimit për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2022-2024.

Duke raportuar rreth kësaj pike, drejtori për Ekonomi e Financa Ibrahim Rama, i cili ka pasqyruar këtë draft dokument.

Ai tha se  “Buxheti komunal për vitin 2022 është 13.069.495 euro. Në krahasim me vitin 2021, buxheti i vitit të ardhshëm është më i lartë për 4.63 %. Paraqitja e buxhetit sipas kategorive ekonomike për vitin 2022 është për paga dhe shtesa 7,618,305 euro, mallra e shërbime 2,092,704 euro, shpenzime komunale 320,000 euro, subvencione e transfere 360,000 dhe për shpenzime kapitale 2,678,486 euro”, bëri të ditur drejtori Rama.

Kurse duke folur për buxhetin edhe të viteve tjera, ai tha se për vitin 2023, sipas projeksioneve buxheti do të jetë 13,721,278.00 euro, ndërsa për vitin 2024, 14,393,158.00 euro.

Me 12 vota për dhe 6 abstenime, këshilltarët kanë miratuar projekt buxhetin e Komunës së Vitisë për vitin 2022-2024. Pikat tjera që u shqyrtuan dhe u miratuan në këtë mbledhje, ishin propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2022, propozim vendimi për plotësim-ndryshim të vendimit për shfrytëzimin e rezervës komunale me nr.01-110/05-614 i datës 30.08.2021, si dhe plani i veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditorit për vitin 2020. Ndërkohë që u dhanë edhe dy informata, njëra lidhur me Raportin e auditimit për Pasqyrat Financiare të komunës së Vitisë për vitin e përfunduar më 31.12.2020, si dhe një informatë- raport periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e auditimit.

 

Kryesuesi Naim Pira, sqaroi situatën ku në mes tjerash tha se kontrata e operatorit për mbledhjet e kuvendit ka përfunduar më herët, dhe procedurat e reja të prokurimit marrin kohë.Pira vazhdoi punimet e mbledhjes pa prezencën e asambleistëve të opozites nga radhët e VV-së, ku këshilltarët e pranishëm diskutuan pikat e rendit të ditës që ishin paraparë nga kryesia e kuvendit.Pas hapjes së debatit, këshilltarët votuan miratimin e projekt buxhetit, ku 12 vota ishin pro nga 19 anëtarë të kuvendit sa ishin të pranishëm në këtë mbledhje dhe që morën pjesë në votim.

Nga ana tjetër, Grupi i PDK-së shprehën vërejtjet e tyre sa i përketë propozim vendimit për projekt buxhetin e komunës së Vitisë viti 2022-2024′ dhe nuk e votuan.Ndryshe, kjo ishte seanca e fundit e kësaj legjislature së cilës i përfundon mandati me mbajtjen e zgjedhjeve lokale për kryetar komune dhe kuvend komunal më 17 tetor të këtij viti./ Aziz Zuka 

You Might Also Like