Viti

Kuvendi ndau 70.000 euro për pagesën e obligimit për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit në fshatrat Goshicë dhe Gërmovë

* Kuvendi gjithashtu miratoi vendimin për dhënien në shfrytëzim të pronës së e paluajtshme komunale për ndërtimin e Shtëpisë së pleqëve në zonën kadastrale në Letnicë

*

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot seancën e tretë të radhës, ku janë diskutuar shumë pika të rendit të ditës.

Si rëndom, para miratimit të rendit të ditës së kësaj séance, kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, ka njoftuar këshilltarët për konfirmimin e vendimeve nga ana e MAPL-së, bazuar në normat ligjore, ndërkaq më pas, këshilltarët kanë parashtruar pyetje dhe interesimet e tyre, drejtuar udhëheqjes komunale me që rast në pyetjet dhe shqetësimet e tyre u janë përgjegjë përfaqësuesit e institucioneve komunale.

Gjatë kësaj séance, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika të rendit të punës, Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2018 në vitin 2019.Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 70.000 € për pagesën e obligimit të fshatrave Goshicë dhe Gërmovë për projektin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për këmbimin e pronës se paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme në pronësi të pronarit Azem Bislimi (Rrustem).

Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për dhënien ne shfrytëzim pronën e paluajtshme e Komunës së Vitisë, në shfrytëzim afatshkurtër për ndërtimin e Shtëpisë së pleqëve në zonën kadastrale në Letnicë. Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit konsultativ për persona me aftësi të kufizuar për vitin 2019. Gjithashtu në këtë seancë u miratua vendimi për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit konsultativ për

pjesëmarrjen e qytetarëve ne vendimmarrje për vitin 2019. Propozim vendimi për shqyrtimin dhe miratimin e planit të punës të komitetit për komunitete për vitin 2019. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shkarkimin e Gazmend Hasani nga detyra e anëtarit të komitetit për persona me aftësi të kufizuara.

Këshilltarët komunal gjithashtu u njoftuan edhe me një informatë të shkurtër rreth dinamikës së punëve në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidema” në Pozharan I cili sipas planit duhet të përfundoj në shtator të këtij viti. Aziz Zuka

You Might Also Like