Sportet me dorë

KV Drita e fiton miqësoren ndaj Tiranës

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani nuk njeh kundërshtarë në Kosovë e as në Shqipëri. E përforcuar së tepërmi këtë verë, KV Drita ka shënuar fitore të njëpasnjëshme, kurse së fundi po qëndron në Tiranë, ku po zhvillon disa ndeshje kontrolluese. Kundërshtar i saj ishte Sport Klub Tirana nga kryeqyteti shqiptar.

Seti i parë ishte shumë dramatik dhe atë klubi gjilanas e fitoi me rezultat 27:29. Ky ishte seti në të cilin më së shumti qëndruan tiranaset, ngase në dy setet vijuese, vajzat që drejtohen nga Lorik Ilazi ishin bindëse duke kufizuar ekipin vendas në 19, gjegjësisht në 20 pikë.

Në fund KS Tirana – KV DRITA 0-3 (27:29, 18:25, 20:25)

You Might Also Like