Sportet me dorë

KV Drita fiton bindshëm ndaj Vllazniimit të Gjakovës

Pas një kohe të gjatë ekipi i meshkujve i volejbollit, KV Drita, sivjet ka patur paraqitje të mira, duke arritur rezultate të kënaqshme.

Kështu këtë të diele, KV Drita është përballë me Vllaznimin e Gjakovës dhe ka arritur që të ngadhënjejë me rezultat të pastër 3 :0 në sete.

Në setin e parë mysafirët janë kufizuar në 16 pikë, kurse në të dytin vendasit ishin edhe më bindës, duke i lënë mysafirët vetëm me 12 pikë. Në setin vendimtar që ishte edhe i fundit, trajneri dhe njëherit edhe lojtari i këtij ekipi Liridon Krasniqi, u dha mundësi që të paraqiten edhe volejbollistët e rinj.

Pra ndeshja KV DRITA – Kv Vëllaznimi përfundoi me rezultat (3-0) (25:16, 25:12, 25:18).

Kjo ishte ndeshje e fundit e Dritës në fushë të vetë këtë vjeshtë.

 

 

You Might Also Like