Sportet me dorë

KV Drita fituese e Kupës së FVK-së

Klubi I Volejbollit Drita nga Gjilani ka fituar Kupën e Federatës së Volejbollit të Kosovës, ngjarje kjo që mbledh katër ekipet më të mira të volejbollit në vendin tonë. Kështu në bazë të renditjes në tabelë, në volejbollin femëror janë renditur Drita – Gjilan, Skenderaj, Kastrioti – Ferizaj dhe Prishtina Volley.

Kështu në garat e Kupës së  FVK-së në gjysmëfinale, në ndeshjet që u zhvilluan në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” u ndeshën Drita – Prishtina Volley dhe Skenderaj – Kastrioti. Në këto ndeshje ngadhënjyen Drita me rezultat të pastër 3:0 dhe Kastrioti që mundi 3:1 Skenderajn.

Këtë të diele në finale u ndeshën Drita – Kastrioti dhe përkundër që ferizajaset luajtën në fushë të vet, më e mirë ishte Drita e Gjilanit, që ka ngadhënjyer me rezultat 3:0. Është ky edhe një sukses I trajnerëve Lorik Ilazi dhe Valon Zymberi, të cilët me punën e tyre kanë bërë që për disa vite me radhë Drita të jetë fituese e të gjitha trofeve në Kosovë./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like