Sportet me dorë

KV Drita lehtë e kalon në 1/8 e finales së kupës

KV Drita e superpërforcuar me lehtësi ka kaluar 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në Volejboll, duke e mundur KV Malisheva, me rezultat 3 me 0.

Ndeshja është zhvilluar në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan. Në setin e parë mysafiret kanë arritur t’i mbledhin 8 pikë, që ishte seti më i dobët i tyre, kurse më pas në dy setet vijuese ekipi malishevas ka arritur të mbledh 10 pikë.

Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës ka patur mundësinë që t’i provojë të gjitha lojtaret, të cilat e kanë arsyetuar besimin duke shënuar fitore të thellë.

Drita – Malisheva 3:0 (25:8, 25:10, 25:10)

You Might Also Like