Sportet me dorë

KV Drita meshkujt humb finalen ndaj Ferizajt

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani në konkurrencën e meshkujve, ka humbur finalen e Kupës së Kosovës në Volejboll me rezultat 0:3 ndaj KV Ferizajt.

Ndeshja është luajtur në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, pa praninë e shikueseve dhe si duket lodhja e lojtarëve të Dritës e kishte bërë veten, ngase ata mbrëmë kishin patur një paraqitje të mrekullueshme ndaj KV Suhareka dhe lodhja u vërejt te ta.

Kjo nuk ua mohon fitoren lojtarëve të KV Ferizaj, të cilët në të tre setet kanë qenë më të mirë, sidomos në fazën e sulmit dhe të shërbimeve.

 

You Might Also Like