Sportet me dorë

KV Drita shumë afër play-offit

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani ka shënuar një fitore në ballafaqim me KV Theranda nga Suhareka, të cilën e ka mundur me rezultat 3:2.

Me këtë fitore, Kv Drita ka marrë dy pikë të vlefshme, ndërsa Therandës i ka takuar një pikë.

Vlen të përmendet se për KV DRITA debutoi ne formacionin startues 16 vjeqari Erion Bajrami që po ashtu ishte kryesor ne fitoren e rëndësishme të KV DRITA.

Fitore ka shënuar edhe në kategorinë e juniorëve me rezultat 2:1.

You Might Also Like