Sportet me dorë

KV Drita, tetë ndeshje, po aq fitore

Tetë ndeshje, tetë fitore, kjo është e arritura e Klubit të Volejbollit Drita në këtë kampionat. Vajzat që drejtohen nga Lorik Ilazi nuk dinë për humbje në këtë kampionat e këtë të diele ishte ekipi i Kastriotit nga Ferizaj që doli kokulur nga Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Drita me një përbërje krejt tjetër nga ajo e stinorit paraprak edhe sivjet po dëshmon cilësi. Vashat nga Gjilani e mundën Kastriotin në tre sete.

Ato në setin e parë është dashur të djersiten pak më shumë, ngase seti përfundoi me rezultat 25:20, derisa në setin e dytë ferizajaset u kufizuan në 12 pikë. Seti i tretë ka përfunduar me rezultat 25:18 për rezultatin e përgjithshëm Drita – Kastrioti 3:0.

KV Drita, që është kampion në fuqi vazhdon t’i prijë tabelës së klasifikimit në elitën e volejbollit kosovar.

KV DRITA – KV Kastrioti 3-0

(25:20, 25:12, 25:18)

Kryelajmi.com

You Might Also Like