Sportet me dorë

KV Drita vazhdon serinë e ndeshjeve pa humbje

 

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, në konkurrencën e femrave, ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj KV Prishtina, duke mos i lënë kryeqytetaset që asnjëherë të kalojnë kuotën e 17 pikëve.

Kjo ndeshje i përkiste xhiros së tetë, kurse rezultati ishte: KV DRITA – KV Prishtina 3-0

(25:13, 25:17, 25:17)

 

Në bazë të statistikave të nxjerra nga KV Drita lojtare e ndeshjes ishte Dhurata SYLEJMANI 21 pikë (15 sulme me 63%, 5 bllokë, 1 shërbim)

Lojtaret tjera patën këto paraqitje:

 

Valmira RAMADANI: 10 pikë (8 sulme me 89%, 1 bllok, 1 shërbim)

Elvira BAJRAKTARI: 10 pikë (9 sulme me 82%,

1 bllok)

Lyra PIREVA: 6 pikë (5 sulme me 45%, 1 shërbim)

Adelajda PRENGA 5 pikë (3 sulme me 17%, 2 shërbim)

Blinera JAHA: 4 pikë (1 sulm me 25%, 3 shërbime)

Lorina MEHMETI 3 pikë (2 sulme me 22%, 1 shërbim)

 

You Might Also Like