Sportet me dorë

KV Drita vazhdon me suksese

Klubi i Volejbollit Drita në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Volejboll është ballafaquar me ekipin nga kryeqyteti Prishtina Volley dhe ia ka dalë të ngadhënjejë me rezultat 3:1 në sete.

Ekipi nga Gjilani, që ka epitetin e fituesit të Kupës në fuqi, përballë kishte ekipin prishtinas, të përforcuar me ish-lojtaren e Dritës, Fjolla Shabani dhe me lojtaren e huaj Sandra Georgievska.

Fillimisht Drita e ka fituar bindshëm setin e parë me rezultat 25:12, kurse seti i dytë ishte vërtetë dramatik, ngase atë pas një periudhe të gjatë e fituan mysafiret me rezultat 32:30. Kjo bëri që gjilanaset të marrin lojën më seriozisht dhe dy setet vijuese i fituan me rezultat të thellë 25:11 dhe 25:13.

Ndeshja finale do të luhet të premten, ku do të ballafaqohen Drita dhe Kastrioti.

You Might Also Like