Futboll

Ky është ndihmëstrajneri i Gjilanit

Agim Maliqi pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi
Gjilan, 13 Mars 2021-Ismet Munishi sot i është bashkuar skuadrës sonë, ku ju besua posti i kryetrajnerit të skuadrës.
Në stafin e kryetrajnerit Ismet Munishi, ku bëjnë pjesë Alban Hyseni dhe trajneri i portierëve Enver Sermaxhaj, sot gjithashtu ju bashkua edhe ndihmës trajneri Agim Maliqi, ku do të kompletoj pjesën e asistentëve të kryetrajnerit të ri në skuadrën tonë.
Maliqi do të zë vendin e asistentit të deritanishëm Granit Dervisholli, të cilin skuadra e falemnderon për punën e tijë sa ishte pjesë e stafit të ish trajnerit tonë, Bylbyl Sokoli.
Kujtojmë se Agim Maliqi, gjithashtu ishte pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi, sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani.
Klubi i dëshiron mirëseardhje Maliqit dhe i dëshiron suksese në vazhdim së bashku me skuadrën tonë.

You Might Also Like