Futboll

Ky është orari i ndeshjeve të Dritës deri në fund të kampionatit

Pas ndeshjeve të sotme të xhiros së 22-të ka përfunduar faza e dytë e garave të Superligës Kosovës. Klubi FC Drita ka përfunduar në vendin e 2-të në renditjen tabelare.

Orari i fazës së tretë është përcaktuar me anë të sistemit Berger, ku gjashtë skuadrat e para të Superligës, në xhiron e radhës ndeshjet do t’i luajnë si vendas.

Më poshtë gjeni të gjitha xhirot e fazës së tretë të klubit FC Drita:

Xhiroja 23-të: FC DRITA vs KF Flamurtari
Xhiroja 24-të: FC Trepça 89 vs FC DRITA
Xhiroja 25-të: FC DRITA vs FC Ferizaj
Xhiroja 26-të: FC Vushtrria vs FC DRITA
Xhiroja 27-të: FC DRITA vs KF Dukagjini
Xhiroja 28-të: FC Llapi vs FC DRITA
Xhiroja 29-të: FC DRITA vs KF Feronikeli
Xhiroja 30-të: FC Prishtina vs FC DRITA
Xhiroja 31-të: FC DRITA vs SC Gjilani
Xhiroja 32-të: FC DRITA vs KF Drenica
Xhiroja 33-të: FC Ballkani vs FC DRITA

Xhiroja 23-të zhvillohet këtë fundjavë ku Drita e prêt  KF Flamurtarin në shtëpi.

 

You Might Also Like