Futboll

Ky është rezultati i pjesës së parë të ndeshjes Feronikli – Gjilan

Pas 45 minutave të para të ndeshjes Feronikli – Gjilani, ekipi mysafir është në epërsi me golin që e ka shënuar Sebiano Plaku.

Në mesin e pjesës së parë, Sebiano Plaku ka marrë guximin që të gjuaj nga largësia, kurse ndonëse ishte një goditje ballore, portieri vendas Troshupa ka intervenuar në mënyrë të ngathtë dhe nga duart e tij topi është futur në rrjetë.

Ndryshe, Gjilani ka qenë më i mirë gjatë tërë ndeshjes dhe ka kontrolluar lojën, duke mos u lënë vendasve as mundësi e as hapësirë që të krijojnë ndonjë rast.

You Might Also Like