Futboll

Ky është rezultati i pjesës së parë të ndeshjes Gjilani – Ballkani

Me shumë ndërprerje e lëndime është karakterizuar pjesëloja e parë  e ndeshjes Gjilani – Ballkani, në të cilën pikët kanë qenë shumë të rëndësishme për të dy ekipet.

Gjilani ka patur më shumë nga loja në pjesën e parë, kurse Ballkani lojën e ka bazuar në kundërsulme, me depërtime nga krahët.

I pari që ka provuar ishte Mirlind Daku, i cili tentoi që të befasojë Koliqin nga largësia, por pa ia dalë që të shënojë. Në minutën 22, Gjilani mbeti pa kapitenin e vet Ylber Kastrati, i cili pas një përplasje në mesin e fushës me lojtarin mysafir Gripshi mbeti i lënduar dhe u desh që të lëshojë lojën.

Edhe Blend Baftiu i Ballkanit provoi nga largësia, por pas sukses, sikurse që Mirlind Daku gjuajti në minutën 35 jashtë portës. Gjilano pati rast me Prognin në minutën 41, që gjuajti me kokë, por topi shkoi drejt në duart e portierit suharekas Lulanoviq.

Pasi janë dhënë katër minuta shtesë, pjesëloja e parë ka përfunduar pa gola 0:0.

 

You Might Also Like