Futboll

Ky është rezultati i pjesës së parë të ndeshjes Trepça ’89 – Drita

Drita është ndarë mirë në pjesëlojën e parë në ndeshjen që po zhvillohet në Mitrovicë, ngase është duke udhëhequr me rezultat 0 me 1.

Xhevdet Shabani ka shënuar për Dritën në minutën 17. Pas një goditje të lirë, Shabani ka harkuar nga e djathta dhe topi ka fluturuar mbi portierin vendas dhe është futur në këndin e epërm të djathtë të tij.

I njëjti lojtar pati një rast shumë të mirë në minutën 39, kur pas një dalje jot ë sigurt të portierit vendas ishte i vetmuar, por majta ku gjilanas që armë të fortë e ka këtë këmbë duhej të gjuante me të djathtën, gjë të cilën nuk e bëri dhe vonesa i kushtoi ngase ai kur gjuajti në portën e zbraztë u pengua nga një mbrojtës vendas.

Pjesëloja e parë u mbyll me rezultat 0:1.

You Might Also Like