Futboll

Ky është rezultati i ndeshjes FC Schaffhausen – Gjilani

Djelmoshat e Gentjan Mezanit hapën herët llogaritë, teksa realizuan qysh në minutën e parë të lojës përmes mbrojtësit brazilian Jackson Ferreira.

Gerhard Progni në minutën e 18-të të ndeshjes e dyfishoi rezultatin për “kuqebardhët”.

Rastet e tjera nuk munguan, teksa mundësi të mira patën edhe Keita Razak dhe Tomislav Busiç, por rezultati mbeti i pandryshuar më deri në fundin e lojës.

Në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistë të tjerë.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve “Skifterat” kanë udhëtuar drejt qytetit të Schaffhausenit për të qenë sa më afër skuadrës së tyre të zemrës.

? FC Schaffhausen – Gjilani 0:2

⚽ Gerhard Progni 18′
⚽ Jacskon Ferreira 1′

? Formacionet zyrtare:

? Schaffhausen: Gönitzer, Mevlja, Tranquilli, Menzu, Menezos, Sessolos, Correia, Del Toro, Qollaku, Coulibaly, Djordjevoc. ?‍? Kryetrajner: Murat Yakin.

? Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Rapa, Jackson, Kqiku, Keita Aziz, Shabani, Jonuzi, Progni, Keita Razak, Busiç. ?‍? Kryetrajner: Gentjan Mezani.

? Stadiumi: “Lipo Park” – Schaffhausen

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like