Futboll

LAJM I FUNDIT: Milaim Zuzaku jep dorëheqje nga posti i kryetrajnerit tek Drita

Humbja e dy pikëve përballë Flamurtarit (1-1), e lë Dritën prapa në luftën për titullin kampion. Përgjegjësinë për këtë dështim e ka marrë vet kryetrajneri i kësaj skuadre Milaim Zuzaku, i cili menjëherë pas ndeshjes ka ofruar dorëheqje, raporton Gazetasheshi.com.

“Humbja e këtyre dy pikëve na lë prapa në luftën për titullin kampion. Përgjegjësinë për këtë dështim e marr unë, ndërkohë që drejtuesve të klubit do ti ofrojë dorëheqjen time”, deklaroi Zuzaku pas ndeshjes për Super Sport Kosovën.

Image result for milaim zuzaku

Zuzaku ishte i pakënaqur sidomos nga përforcimet e ardhura tek Drita gjatë afatit kalimtar të verës.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like