Futboll

Lazio dhe Torino interesohen për Mirlind Dakun

Me 15 gola të realizuar në Superligën e Kosovës në vetëm 8 takime, Mirlind Daku është një nga sulmuesit që ka spikatur më shumë në Evropë në këtë fillim sezoni.

Kjo ka bërë që për sulmuesin e Ballkanit, i cili është në pronësi të kroatëve të Osijekut të interesohen edhe dy klube me emër në Serien A.

Calciomercato.com shkruan se Lazio dhe Torino kanë shfaqur interes për sulmuesin kosovar dhe e shikojnë Dakun si një alternativë të mirë për merkaton e janarit.

22-vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar në 9 takime edhe me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës duke realizuar edhe 2 gola.

You Might Also Like