Bujqësi

LDF austriake me grande në zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë

Fondi për zhvillim lokal (LDF) që mbështetet nga Agjencia për Zhvillim e Austrisë si dhe organizata për zhvillim e Kombeve të Bashkuara UNDP, kanë prezantuar të premten në Viti, skemën e programit të tyre që parasheh mbështetjen e bizneseve te vogla, fermerëve dhe shoqatave të ndryshme.

Xheradina Krasniqi , drejtoreshë e LDF-së, ka thënë se komuna e Vitisë është në mesin e tri komunave në Kosovë, të cilat do të mbështeten përmes këtij programi ku fermerët, bizneset e vogla apo shoqatat e ndryshme , mund të përfitojnë grande nga 2 mijë e 500 deri në 15 mijë euro.

‘Deri më tani si fond për zhvillim kame vepruar në komunën e Suharekës, por që nga ky vit do të shtrihemi edhe në tri komuna tjera si Viti, Shtërpcë e Dragash’, ka thënë Krasniqi. Ajo ka theksuar se në raundin e parë të grandeve për tri komunat e reja janë të parapara 100 mijë euro, dhe këto grande mund të fitojnë fermerët , bizneset apo shoqatat që kanë projektet më të mira.

Për kryetarin e Vitisë, Sokol Haliti, është shumë me rëndësi që komunës së Vitisë, ja ka shtuar edhe një donatorë siç është UNDP apo Agjencia për Zhvillim e Austrisë, pasi krahas donacioneve që vinë nga donatorët tjerë dhe buxheti komunal rriten mundësitë për grande që u ndahen , fermerëve , bizneseve të vogla si dhe shoqatave etj. ‘Vitia si rajon bujqësor ka potencial për zhvillim të bujqësisë , andaj , këto grande janë mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik si dhe zvogëlimin e papunësisë në komunë’, ka thënë Haliti.

Fermerët, bizneset e vogla prodhuese si dhe shoqatat në komunën e Vitisë, krahas këtyre donacioneve me grande të ndryshme ndihmohen edhe nga donatorët tjerë si Projekti për Aftësim dhe Punësim Rural (S4RE) i Helvetass Intercoperatiooon, projekti për kultivimin e vishnjës nga USAID-i, projekti Kosovë – Luksemburg etj. Aziz Zuka

You Might Also Like