Gjilan

LDK e Gjilanit konfirmon BesëLidhjen për ta bërë fitoren e madhe të LDK’së dhe Vjosa Osmanit

 

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, njëherit nënkryetar dhe udhëheqës i politikave të LDK’së në këtë fazë, është mbajtur sot mbledhja e kryesisë së partisë.

Qëllimi i takimit ka qenë mobilizimi i strukturave të LDK’së në Gjilan për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 6 tetor.

Kryetari Haziri ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe dy forumet që të punojnë me modelin e njejtë sikurse në vitin 2017 kur ai dhe LDK e Gjilanit fituan në mënyrë plebishitare.

Kryesia e Degës ka vlerësuar lartë faktin që pas një debati të gjatë në kryesinë qendrore, është arritur që përmes marrëveshjes së madhe politike të dalë emri konsensual për kandidat për kryeministër, Vjosa Osmani.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka konfirmuar BesëLidhjen për ta bërë fitoren e madhe të LDK’së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në fund, me propozim të kryetarit Lutfi Haziri, kryesia e Degës ka miratuar Shtabin Zgjedhor që do t’i udhëheq politikat e partisë drejt fitores së madhe.

You Might Also Like