Gjilan

 LDK e Gjilanit themelon 42 nënshtabe

Në vazhdën e aktiviteteve të mëdha të mobilizimit, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka themeluar 42 nënshtabe të hënën, po aq sa ka edhe nëndegë në qytet dhe fshatra,

Vendimi doli pas takimit të Shtabit Zgjedhor të Degës së Gjilanit me kryetarët e nëndegëve, të udhëhequr Arben Mehmeti.

Kryetarët e 42 nënshtabeve të LDK’së së Gjilanit kanë shfaqur zotimin për angazhim e jashtëzakonshëm në terren, shtëpi për shtëpi e derë me derë, duke u rikonfirmuar mbështetja e madhe e për kandidaten për kryeministre që doli nga marrëveshja e madhe politike, Vjosa Osmani.

You Might Also Like