Gjilan

LDK ndan mirënjohje për ish-kryetaret e Forumit të Gruas

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka ndarë mirënjohje për ish-kryetaret e këtij organi të LDK’së, të cilat kanë shërbyer prej themelimit.

Kryetarja e FG të LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka deklaruar se është krenare me ish-kryetaret: Makfire Deda-Vokshi, Maxhide Shaqiri, Rabije Jakupi, Gjylshene Berisha, Drita Idrizi, Hafize Halili, Drita Maliqi, Nazife Berisha, Lirije Kajtazi.

“Mirënjohje e falënderime, kam ndarë sot për gratë te cilat që nga themelimi i Forumit të Gruas së LDK-së, me vullnet të çelikosur kanë mbajtur gjallë aktivitetin e forumit, duke e bërë atë nga shtyllat kryesorë të Lëvizjes së madhe të LDK-së. Janë këto gra, zonja e nana, që për 30 vite, nuk jane zbrapsur por kanë qëndruar për të dalë faqebardhe dhe krenare”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

You Might Also Like