Sportet luftarake

Ledion Berisha, kampion boksi në Zvicër

Rrugës së Robin Krasniqit, në Zvicër është nisur edhe një i ri kosovar me prejardhje nga komuna e Kamenicës. Boksieri i ri, por shumë i talentuar Ledion Berisha është shpallur kampion i Zvicrës në boks për grupmoshat e të rinjve.

Ledion Berisha është vetëm 13 vjeçar dhe është shpall kampion në nivel vendi në Zvicër në kategorinë 46 – 48 kilogramë. Ledioni, që ka një talent të jashtëzakonshëm pritet të jetë krenaria e këtij sporti, ngase me talentin që po tregon ky djalosh pritet që shumë shpejt të arrijë majat e boksit evropian.

Kënaqësinë për të arriturat e këtij djaloshi nuk i ka fshehur as trajneri i tij, Nico Macaroni, i cili ka thënë se ndjehet krenarë që boksieri i ri Ledion Berisha është shpallur kampionë ndër junior në Zvicër.

You Might Also Like