Zgjedhjet 2021

Leonora Bunjaku viziton Qendrën “Labyrinth” me njësinë në Gjilan

Sot vizituam Qendrën “Labyrinth” me njësinë në Gjilan. Dëgjuam sfidat dhe punën e tyre të madhe që po bën Sektori i parandalimit, në informimin dhe edukimin e përdoruesve të substancave narkotike dhe tërë shoqërinë tonë, përmes projekteve edukative dhe informuese.

Në mandatin tonë, shpreha gatishmërinë që do të kenë mbështetje të veçantë. Lufta ndaj abuzimit të drogave, alkoolit dhe çdo varësie tjetër, e veçmas te grupmoshat e reja, substancat narkotike që janë përhapur aq shumë, duhen të jenë alarm për shoqërinë. Do ta kemi prioritet luftën ndaj abuzimit të drogave. Programe, projekte, subvencione për OJQ dhe qendra që merren me rehabilitimin e përdoruesve të narkotikve dhe parandalimin e tyre.

Me 200-400 abuzues të narkotikëve, ne do të kërkojmë urgjentisht të shpallet “Javë antidrogë”, e përvitshme në Gjilan, duke organizuar aktivitete vetëdijesuese, ligjërata, prezantime, orë letrare kundër drogës, ekspozita me arte pamore që shprehin anën e errët të abuzimit të drogës, të gjitha këto në bashkëpunim me shkollat dhe me nxënësit nga shkollat e mesme te larta, sidomos viti i parë, pasi mbetet ndër moshat më të ndjeshme.

Bashkohuni me ne kundër drogës! Është alarm dhe duhet të veprojmë! Tash!

#BashkëpërGjilanin
#177pdk
#LeonoraMorinaBunjaku

You Might Also Like