Futboll

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit: Shukri Sylejmani bëri shumë për futbollin

Telegram ngushëllimi familjes Sylejmani, SC Gjilani dhe gjithë komunitetit sportiv në vend
“E nderuara familje Sylejmani, me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e më të dashurit tuaj, ish Presidentit dhe donatorit te SC Gjilani z. Shukri Sylejmani – Shuka.
Shuka ka dhënë kontribut të rëndësishëm në futbollin gjilanas dhe atë kosovar si një njeri i dashur dhe i urtë.
Fjalët janë të pakta për ta nderuar tërë atë që Shuka bëri për futbollin, andaj, në këtë ditë pikëlluese të ndarjes së tij nga ne, në emrin tim, dhe LRF Gjilan, si dhe tërë komunitetit të futbollit i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve të tij të shumtë dhe SC “Gjilani” për humbjen e këtij njeriu të madh, i cili do të kujtohet gjithmonë për veprën e tij madhështore në mbajtjen gjallë dhe zhvillimin e mëtejmë të futbollit të Kosovës.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës miku im!
Faleminderit për gjithçka çfarë bëre për futbollin e Kosovës!”
Me respekt,
Malazog Hoxha, kryetar i LRFGJ-së

You Might Also Like