Libri

Lidiona Maroci fituese e garave rajonale të recituesve “Flakadani i Karadakut 2019”

Në kuadër të aktiviteteve kulturore e sportive që po mbahen në manifestimin “Flakadani i Karadakut”, sot janë zhvilluar garat regjionale të recituesve, ku morën pjesë nxënës të shkollave të mesme të komunave Bujanovc, Preshevë, Kaçanik, Kamenicë e Viti.

Hapjen e këtyre garave e bërë drejtoresha për Arsim e Komunës së Vitisë, Fatbardha Emini, e cila ka falënderuar gjithë shkollat pjesëmarrëse të kësaj gare.

Ajo gjithashtu është shprehur se pjesëmarrja e nxënësve të regjionit të Karadakut, nderoi jo vetëm manifestimin por edhe veprën madhore të komandant Mjekrrës.

Juria e përbërë nga profesorët e shkollave pjesëmarrëse, fituese zgjodhi nxënësen Lidiona Maroci e Gjimnazit “Ismajl Qemajli” të Kamenicës, vendi i dytë nxënësit Samir Maliqi dhe vendi tretë Majlinda Shehu.

You Might Also Like