Futboll

Liria – Drita, ndeshja është ndërprerë

Ballfaqimi në mes të Lirisë dhe Dritës është ndërprerë, mu atëherë kur duhej të luhej loja shtesë prej 4 minutash. Futja e tifozëve në fushë, të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë, ka bërë që ndeshja të ndërpritet dhe përkundër që u prit më shumë se gjysmë ore ndeshja nuk nisi, andaj kur kishte zënë të bie terri, gjyqtari dha shenjë se ndeshja nuk do të vazhdojë.

Rrjedha e lojës

Drita ka pësuar në fund të ndeshjes me Lirinë e Prizrenit edhe atë përmes një penaltie të dhënë për ekipin vendas pak para se të përfundojë ndeshja.

Tashti dallimi me Lirinë është pesë pikë, derisa Dritën e ka kaluar edhe ekipi i Ferizajt, i cili ka mposhtur Trepçën, që me një këmbë është në Ligën e Parë.

Në ballafaqimin e luajtur në Prizren, Liria dhe Drita kanë pasur rastet e veta për të shënuar fitore të plotë, por ato nuk u konkretizuan dhe kur dukej se ndeshja do të përfundoj baraz, në skenë doli Fillim Guraziu, i cili ndërroi gjithçka.

Në minutën 88, Fillimi Guraziu u pengua në mënyrë të palejueshme e gjyqtari tregoi në pikën e bardhë. Fillim Guraziu mori përgjegjësinë dhe me gjuajtje të saktë dërgoi topin në njërën anë e portierin në anën tjetër.

Goli i pranuar ngjalli pakënaqësi tek tifozët e Dritës dhe ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe me nuk nisi.

You Might Also Like