KRONIKË E ZEZË

Lirohen pesë serbët e arrestuar

Janë liruar pesë serbët e arrestuar në Gjilan, pas intervistimit në polici.

Lajmin e ka bërë të ditur për KTV-në, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

 

Kush janë të arrestuarit në rajonin e Gjilanit

Duke raportuar për aksionin e sotshëm të Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjilanit, me ç’rast u arrestuan pesë persona me përkatësi kombëtare serbe me dyshimin për përfshirje “në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, RTV Plus, në gjuhën serbe, njofton se në fshatin Kufcë e Epërme policia ka arrestuar shefin e të ashtuquajturit Qarku Anamoravës së Kosovës, Radovan Stojkoviqin, dhe drejtorin e degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq, si dhe Nenad Stojanoviqin, i punësuar në Ushtrinë e Serbisë, meqë ka ushtruar presion ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së që të braktisin shërbimin, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, RTS njofton se ndër të arrestuar janë edhe Predrag dhe Aleksandar Gjorgjeviq nga fshati Berivojcë të Kamenicës,

Në Kufcën e Epërme deri kohë më parë kanë punuar rreth pesëdhjetë pjesëtarë të FSK-së të nacionalitetit serb dhe që të gjithë kanë dhënë dorëheqje, shkruajnë medait serbe.

Sipas RTV Plus forca të mëdha të Policisë Speciale bllokuan shtëpitë private dhe lokalet afariste të shefit Radovan Stojkoviq dhe drejtorit të degës së Shërbimit Kombëtar të Serbisë për Punësim, Jovan Deniq në Kufcë të Epërme afër Gjilanit … kanë bastisur shumë shtëpi të ish-pjesëtarëve të Forcës me kombësi serbe…”, transmeton Koha.net.

 

You Might Also Like