SPORTI

Lis Osmani, trajner i licencuar nga ana e Federatës së Body Building dhe Fitness Kosova

Lis Osmani, student i Shkencave Sportive në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është  diplomuar në cilësinë e trajnerit personal si trajner fituesi nga ana e Federatës së Body Building dhe Fitness Kosova. Është kjo një e arritur e madhe e këtij tetëmbëdhjetëvjeçari, i cili tashti është një trajner i licencuar nga Federata.

“Për mua është një arritje e madhe”, thekson Lis Osmani, i cili nuk ka lënë pa falënderuar edhe kryetarin e Federatës, Esat Lata.

Ndryshe, Lis Osmani është i lindur më 17.08.2001 dhe pasi ka përfunduar Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan ai është regjistruar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe të Sportit dhe tashti së fundi ai është edhe trajner i licencuar nga ana e Federatës së Body Building dhe Fitness Kosova.

You Might Also Like