Futboll

Llapi – Drita ky është rezultati i pjesës së parë

Drita ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në pjesëlojën e parë dhe është në epërsi ndaj ekipit të Llapit me rezultat 0:2.

Gjithacka ka folur në të mirë të ekipit gjilanas që ka zhbllokuar rezultatin shumë herët. Në minutën 8, Xhevdet Shabani ka dhënë  një gjuajtje dënimi nga e majta, kurse topin me maje të këpucës e ka qëlluar Pefqeli dhe e ka futur në rrjetë të vet.

Llapi nisi të sulmojë më me ngulm pas golit të shënuar dhe këtë diti t’a shfrytëzojë Drita, kur pas një sulmi të organizuar mirë në minutën 14, Fazliu e gjen mirë Kastriot Rexhën që me të parën qëlloi dhe nën duart e portierit të Llapit e futi topin në rrjetë për 0:2.

You Might Also Like