Futboll

Llapi – Vitia, rezultat i ngushtë

Tahir Batatina është rikthyer me sukses në stolin e skuadrës së Llapit, teksa ka triumfuar në miqësoren e zhvilluar ndaj Vitisë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës, raporton Gazetasheshi.com.

”Legjendat” triumfuan përballë ekipit të Milaim Zuzakut që mëton inkuadrimin në Superligë këtë edicion me rezultat 2-1.

Miran Maksuti dhe Mentor Zhdrella shënuan për ekipin llapjan, ndërkohë Urim Statovci realizoi për ekipin e Vitisë.

Ndeshja u zhvillua nga ora 12:00.

You Might Also Like