Bujqësi

Llashtica e do punën

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani me bashkëpunëtor, kanë vizituar sot familjen Berisha nga fshati Llashticë, familje e cila pos angazhimit të fuqishëm në bujqësi si traditë, ka bërë investimin edhe në fermën për rritjen e zogjëve për furnizimin e qytetarëve me mish, por edhe investimin tjetër të “maxhes” për gatimet e ndryshme të brumit me receta të vjetra qindra-vjeçare, por me kushte moderne.

Kryetari Haziri gjatë vizitës në këtë familje, ka thënë se Llashtica si një fshat me përkushtim të madh në punën e bujqësisë, ka marrë hapa të tjerë tutje, duke rikthyer “maxhen” e produkteve të gatuara nga mielli i grurit dhe misrit, dhe duke sjellë për qytetarët recetat e vjetra tradicionale.

“Familja Berisha dhe të gjitha familjet në Llashticë janë sinonim i punës së madhe të tokës bujqësore. Angazhimi në fermën për rritjen e zogjevë të mishit, por edhe kthimit të “maxhes” së pasur me receta të vjetra, janë një dëshmi që tradicionalja dhe modernja, kanë të përbashkët kulturën dhe suksesin por edhe vendosmërinë e pse jo edhe levërdinë materiale. Inkurajoj edhe familje tjera të vazhojnë me ide të tilla dhe rritje të veprimtarive, ngase vetëm me bujqësinë është e mundur të krijohen vendet e reja të qëndrueshme të punës. Komuna e Gjilanit në këtë rast do të përkujdeset në krijimin e infrastrukturës publike si kanalizimin, rrugët dhe aspektet tjera publike deri edhe në subvencionim nëse është e nevojshme si dhe investime tjera për këtë fshat”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Haziri.

Haziri ka thënë të shresoj që Ministria e Bujqësisë do ta mbaj premtimin për pagesën e mjeteve për programin e mbështetjes dhe stimulimit të bujqësisë dhe zhvillimin e saj. Kurse, Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse në të gjitha format dhe mundësitë buxhetore.

Ndërsa në emër të familjes ka folur Liridon Berisha, i cili ka thënë se gjithçka është e mundur me një përkushtim dhe vendosmëri, sepse produktet e tilla qytetari i kërkon vazhdimisht dhe sipas tij tregu është i sigurtë për produktet e tilla cilësore.

“Shpresojmë që Ministria e Bujqësisë të realizoj mbështetjen që është zotuar në vlerën 65 për qind për fermën. Kapacitetet e fermës janë deri në 10 mijë zogj, si produkt i freskët. Të punësuarit do të jenë katër punëtor të përhershëm dhe angazhimin e punëtorëve shtesë sezonal, kurse angazhimi në “maxhe” për prodhimin e produkteve tradicionale nga produktet e miellit të grurit dhe mistrit është në një numër më të madh, por ajo është në fazën përfundimtare dhe po punojmë që shumë shpejtë të futemi në prodhim. Risitë që ka në vete “maxhja” për prodhimin e recetave të vjetra tradicionale shqiptare datojnë qindra vjetë më parë dhe të gjitha janë përgatitur ti sillen qytetarit në këtë shekull të ri”, tha ndër të tjerash Berisha duke iu falënderuar Komunës së Gjilanit për interesimin dhe mbështetjen e ofruar nga kryetarit Lutfi Haziri.

 

You Might Also Like