Sportet me dorë

Lorik Ilazi i gëzohet rikthimit të volejbollit dhe fitores së Dritës

Volejbolli ka heshtur për tre muaj, për t’u rikthyer me superndeshjen M-Technologie – Drita në të cilën ka ngadhënjyer ekipi nga Gjilani me rezultat të pastër 0:3.

Lorik Ilazi është ndarë shumë i kënaqur me rikthimin e volejbollit në palestra dhe me fitoren e ekipit bardh e kaltër.

“Kjo është një festë, ngase pas një kohe tremujore iu rikthyem ndeshjeve. Ne i jemi përkushtuar volejbollit, andaj jeta pa të për ne dukej se një ferr dhe kthimi është fakti që na gëzon më së shumti. Është vështirë të luash pa tifozë, por falë televizorit edhe adhuruesit tanë më të flaktë Intelektualët e panë këtë ndeshje dhe ajo që më gëzon më së shumti është rikthimi i Dritës me fitore, fitore të pastër përballë një kundërshtari shumë të fortë, lider i tabelës. Është vetëm një ndeshje, vetëm fitorja e parë. Ne sikur ishim të anashkaluar dhe kjo fitore na kthen në garë. Rezultati është bindës, por dallimi në pikë ishte i ngushtë”, ka thënë Lorik Ilazi, kryetrajner i Dritës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like