Sportet me dorë

Lorik Ilazi zgjidhet kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Volejbollit të Kosovës

Lorik Ilazi, kryetrajner i Klubit të Volejbollit Drita nga Gjilani, i cili njëherit është edhe  përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në volejboll është zgjedhur kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Volejbollit të Kosovës.

36- vjeçari Lorik Ilazi, vitin e kaluar ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në volejbollin kosovar, ndërsa u bë trajneri i parë që me një skuadër kosovare paraqitet në CEV Ligën e Kampionëve.

Ilazi mori 12 vota, duke fituar ndaj kundërkandidatit tjetër Arbon Osmani, që mori vetëm 8 vota.

Në kuvendin zgjedhor të SHTVK-së, janë zgjedhur edhe anëtarët e këshillit drejtues, i cili do të ketë këtë përbërje:
1.Faton Mustafa
2.Elmi Zymeri
3.Olta Kalludra
4.Arbon Osmani.

Lidhur me zgjedhjen e Lorik Ilazit në këtë detyrë, ka informuar edhe CEV, Konfederata Evropiane e Volejbollit.

You Might Also Like