Futboll

LRFGJ ngushëllon familjen Maksuti dhe komunitetin sportiv

Telegram ngushëllimi familjes Maksuti dhe gjithë komunitetit sportiv në Gjilan

“Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pedagogut të nderuar, Maksut Maksuti, andaj përmes këtij telegrami ngushëllimi shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen Maksuti dhe gjithë komunitetin sportiv në Gjilan.

Maksut Maksuti ishte njëri nga futbollistët më të spikatur në rininë e tij në qytetin e Gjilanit, teksa falë talentit të tij ishte edhe pjesë e Përzgjedhjes së Kosovës në vitet e 70-ta.

Kontribut dha edhe si trajner, teksa u shqua edhe si profesor i dashur i kulturës fizike në edukimin e brezave të shumtë në qytetin e Gjilanit.

Vdekja e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!”

Me respekt,
Malazog Hoxha, kryetar i LRFGJ-së

You Might Also Like